Informacion për fillimin e aktiviteteve në terren për mbledhjen e të dhënave hapësinore për emrat e rrugëve dhe numrat e shtëpive

Informacion për fillimin e aktiviteteve në terren për mbledhjen e të dhënave hapësinore për emrat e rrugëve dhe numrat e shtëpive

Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Ligjin për kadastër të patundshmërive, iu dha autoritet të krijojë dhe menaxhojë Regjistrin Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive.

Agjencia mblodhi të dhëna hapësinore për emrat e rrugëve dhe numrat e shtëpive nga terreni, ku angazhoi një kompani për të mbledhur informacione nga fushat e përmendura më poshtë.

Agjencia për kadastrin të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën apel banorëve të vendbanimeve të mëposhtme që të takojnë ekipet që mbledhin të dhënat në terren, të sigurojnë të dhënat dhe informacionin e nevojshëm dhe të mundësojnë fotografimin e objekteve:

  1. LLOZOVË – nga 20.01.2020 deri më 27.01.2020
  2. GRADSKO– nga 20.01.2020 deri më 27.01.2020
  3. NEGOTINË – nga 20.01.2020 deri më 19.02.2020
  4. KËRÇOVË – nga 22.01.2020 deri më 19.03.2020
  5. KUMANOVË – nga 28.01.2020 deri më 13.04.2020
  6. MANASTIR – nga 24.02.2020 deri më 04.5.2020
  7. CENTAR ZHUPË – nga 20.03.2020 deri më 26.03.2020
  8. DIBËR – nga 26.03.2020 deri më 10.04.2020
  9. MAKEDONSKA KAMENICË – nga 14.04.2020 deri më 28.04.2020
  10. KOÇAN – nga 28.01.2020 deri më 02.03.2020
  11. GOSTIVAR – nga 10.02.2020 deri më 02.04.2020

Nga Regjistri i përpiluar i adresave përveç Agjencisë së kadastrit të patundshmërive do të përfitojnë të gjitha institucionet shtetërore, si dhe të gjithë personat juridikë dhe personat fizik në Republikën e Maqedonisë. Ky Regjistër do të sigurojë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të kërkuar dhe identifikuar rrugët, ndërtesat dhe apartamentet në një zonë, do të thjeshton dhe shkurton afatet për krijimin e emrave të rrugëve të reja dhe do të siguron saktësinë e të dhënave.