Agjencia e kadastrit të patundshmërive dhuroi për të sapolindurit nga klinika gjinekologjike dhe akusherike KGJA

Agjencia e kadastrit të patundshmërive dhuroi për të sapolindurit nga klinika gjinekologjike dhe akusherike KGJA

Agjencia e kadastrit të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucioni i cili është plotësisht i orientuar drejt mirëqenies së qytetarëve, ajo është në shërbim të qytetarëve ku me punën e saj prioritet ka interesin publik.

Për këto arsye, por edhe nga, aspekti human dhe emotiv AKP plotësoi kërkesën e ISHP Klinikës Universitare të gjinekologjisë dhe obstetrikës-akusherisë në Shkup, të ndajë fonde për blerjen e pajisjeve, aparateve të nevojshme, në këtë rast aparate respiratore me frekuencë të lartë.

Sot, më 27 Dhjetor të vitit 2019, në hapësirën e KGJA – në Shkup, nga drejtori Boris Tunxhev, kishte dhuruar donacion financiar për blerjen e respiratorëve të nevojshëm.

“Agjencia e kadastrës të patundshmërive, nëse do të kishte mundësi, në 4,500,000 denarë të ndara për dhurim , do të shtonte të paktën një zero më shumë, dy zero në fund, sepse ne duam të ndihmojmë aq sa mundemi, sidomos këtu kur kemi nevojë për më të vegjlit”, tha drejtori i Agjencisë së kadastrit të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut- Boris Tunxhev.

Sidoqoftë, Agjencia për kadastër të patundshmërive ka ndarë këto fonde nga llogaria e vet nga vetëfinancimi, i cili ka arritur të mirëmbajë, dhe këtu, si në këtë rast, ndan disa nga ato fonde në interes të përbashkët, publik dhe në përparësinë më të lartë të mundshme, që është duke punuar për nevojat e të porsalindurve, për të ardhmen tonë. Nuk përjashtohet mundësia që njëri nga këta fëmijë, pas një kohe, të mbrojë ngjyrat e profesionit të gjeodezisë.

Në çdo rast, AKP mbështet angazhimin e Qeverisë për të investuar në interesin publik, transparencën dhe punën, administrimin e buxhetit. Kështu, Agjencia e kadastrës të patundshmërive, duke menaxhuar buxhetin si në shtëpi, arriti të plotësojë nevojat e gjinekologjisë dhe të kontribuojë në mirëqenien e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve.