U promovua Regjistri i pronave të sekuestruara i dedikuar për shitje

U promovua Regjistri i pronave të sekuestruara i dedikuar për shitje

Sot më 26 dhjetor, të vitit 2019, në hapësirat e Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonnisë së Veriut , u mbajt takim me gazetarët ku ishte prezantuar Regjistri i pronave të sekuestruara i dedikuar për shitje (prona të cilat u janë marrë për shkak të borxhit).

Kjo është risi që për herë të parë është themeluar në shtetin tonë, që do ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët dhe investitorët.

Kërkesat ligjore për themelimin dhe udhëqjen e këtij regjistri janë krijuar me miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr.124/2019 ). Nga ana e Agjencisë për kadastër të patundshmërive sistemi e –Kat ishte azhurnuar me funksionalitetin e ri përmes të cilit do të plotësohet dhe do të mirëmbahet ky Regjistër.

Regjistrin e pronave,patundshmërive të sekuestruara të dedikuara për shitje e udhëheq Agjencia për kadastër të patundshmërive, por bazuar në të dhënat e paraqitura nga subjektet të cilat i kanë marrë pronat këto janë: Agjencia për menaxhim të pronave të sekuestruara, Drejtoria për të ardhurat publike, Bankat, etj. Patundshmëritë që janë të dedikuara për shitje janë ato që i kanë marrë sepse kanë pasur procedurë nuk kanë arritur të mbajnë pagesat ose të përmbushë kushtet e kredisë ose të tjera.

Regjistri përmban të dhëna hapësinore (koordinata të pikave të detajuara që përcaktojnë patundshmëritë në kuadër të sistemit të vetëm referent shtetëror dhe projeksionit shtetëror hartografik) dhe të dhënat përshkruese (kultura kadastrore dhe klasa e tokës, vendi, numri i ndërtimit ose një pjesë të veçantë ose të përbashkët të ndërtesës dhe një tjetër objekt, hyrje, kati, sipërfaqja, vëllimi, identifikues dhe llojin e objekteve infrastrukturore, gjatësi / lartësi, vlera, etj) për këto patundshmëri si dhe dhe informacione rreth subjektit që zotëron pronën.

Kadastri nuk do të ketë pasqyrim në çmimin me të cilin banka do të bëjë shitjen, as dinamikën e shitjes së pronës. Atë do ta azhurnojnë bankat komerciale, ndërsa në regjistrin do të evidentohet kur shitja do të realizohet. Që nga momenti i themelimit ose me shitjen e pronës atëherë do të hiqet nga regjistri.

Regjistri i pronave të sekuestruara të mbajtura për shitje deri më tani bankat komerciale kanë paraqitur të dhëna për 1.207 apartamente, banesa dhe zyra afariste, si dhe 278 ngastra,parcela për ndërtim dhe tokës bujqësore.