Sistemi bashkëkohor për shërbime më efikase në AKP-në

Sistemi bashkëkohor për shërbime më efikase në AKP-në

Qendra për kadastër të patundshmërive – Shkup, si dhe zyrat rajonale në Manastir, Ohër, Strumicë, Kumanovë dhe Tetovë funksionojnë me një sistem të quajtur “merr numër”, me të cilin vendoset një rend në marrjen e materialeve, kërkesave nga qytetarët. Ky sistem tani funksionon në gjithsej 34 sportele.

Sistemi është i lidhur me teknologjinë më të sofistikuar dhe është krijuar për nevojat e përdoruesve të Agjencisë së kadastrit të patundshmërive. Sistemi është i lidhur me Agjencinë për kadastër të patundshmërive, si edhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Informacionet merren rregullisht çdo ditë,në muaj dhe në vjet, për numrin e rasteve të pranuara, përkatësisht për numrin e qytetarëve të shërbyer në Qendrën për kadastër të patundshmërive – në Shkup, si dhe në departamentet në qytetet e përmendura. Të dhënat do të jenë gjithashtu të disponueshme për kohëzgjatjen e shërbimit të përzgjedhur, nivelin e klasës së shërbimit të klientit dhe nivelin e punonjësve.

Vendosja e këtij sistemi është në interes të përmirësimit të shërbimeve të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, angazhimi i së cilës është t’u shërbejë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.