U nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis AKP dhe KSHPK

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis AKP dhe KSHPK

Të premten, më 6 dhjetor të vitit 2019, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe Agjencia e kadastrës të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkroi një memorandum për bashkëpunim.

Presidenti i KSHPK, Biljana Ivanovska, nga njëra anë, dhe drejtori i AKP-së, Boris Tunxhev, nga ana tjetër, pas nënshkrimit të dokumentit , theksuan se ky memorandum lidhet në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional, i cili do të kontribuojë në mbështetje të përcaktuar dhe të organizuar në mënyrë reciproke në përmbushjen e kompetencave funksionale të pjesëmarrësve.

Bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve do të realizohet në fushën e shkëmbimit të të dhënave nga sistemi i informacionit kadastral gjeodezik. SIKGJ është një sistem informacioni i integruar dhe unik që mundëson mbledhjen, përpunimin, mirëmbajtjen, menaxhimin, përdorimin, shpërndarjen, lëshimin dhe qasjen e të dhënave të kadastrës së patundshmërive dhe të dhënave të tjera nën kompetencën e Agjencisë për kadastër të patundshmërive.