Takim pune i Drejtorit të AKP –së me Ministrin për transport dhe lidhjeve

Takim pune i Drejtorit të AKP –së me Ministrin për transport dhe lidhjeve

Sot, më 12 dhjetor të vitit 2019, Drejtori i Agjencisë së kadastrës së patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Boris Tunxhev, pati një takim pune me Ministrin e transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski.

Ministri dhe Drejtori diskutuan çështjet aktuale dhe aktivitetet e ndërmarra nga AKP-ja si cilësi të shërbimeve publike ndaj qytetarëve, ndryshimet e reja legjislative në Ligjin për kadastrin e paluajtshmërive, si dhe ato që mbeten në fushën e legalizimit, të cilat janë me interes më të madh për qytetarët.

Pas takimit të punës, Ministri Sugareski dhe Drejtori Tunxhev dhanë deklarata për mediat, të cilat përfshinin një seri pyetjesh, kryesisht në lidhje me mundësinë e re për legalizimin e ndërtesave të paligjshme në vendin tonë.

Ministri Sugareski informoi se ligji i ri i shpallur për legalizimin e ndërtesave ilegale të ndërtuara deri në tetor të vitit 2019 është ende duke u përcaktuar. Ky ligj ,së shpejti do të paraqitet në qeveri, por nuk do të krijojë kaos urbanistik dhe do të lejojë legalizimin e të gjitha objekteve, ku përfitim do të kenë ato për të cilat do të përmbushen kushtet. Ai edhe njëherë hodhi poshtë spekulimet se ligji i ri do të krijonte një kaos total urban.

Drejtori i AKP-së, Tunxhev, ndërkohë, tha që ligji aktual siguroi zgjidhje për legalizimin e 245 544 objekteve. Ai pret që ligji i ri për legalizimin të bëjë një hap të veçantë në legalizimin e objekteve të infrastrukturës. Deri më tani, një përqindje shumë e vogël e atyre objekteve janë regjistruar, dhe ky është një përfitim veçanërisht për ata objekte infrastrukturore, duke filluar nga kompanitë e energjisë, shërbimet e telekomunikacionit dhe kompanitë e tjera profesionale që kanë infrastrukturën e tyre.