Seanca e tretë e Këshillit të IKDHH-së

Seanca e tretë e Këshillit të IKDHH-së

Në Agjencinë e kadastrës së patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 05.12.2019, u mbajt mbledhja e rregullt apo seanca e tretë i këshillit të IKDHH-së.

Në mbledhje Këshilli shqyrtoi programin vjetor i Propozuar për IKDHH-në për vitin 2020, për të cilën dhanë mendim pozitiv, u shqyrtuan dhe u morrën vendime për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të katër grupeve të punës edhe atë për:

  • çështje institucionale dhe juridike dhe ngritjen e kapaciteteve,
  • çështje ekonomike,
  • çështje teknologjike (standarde, meta të dhënat, shërbime, etj.) dhe
  • marrëdhëniet me publikun dhe komunikimet.

Nga Agjencia e kadastrit të patundshmërive para Këshillit prezentoi draft Strategjinë për IKDHH për periudhën e vitit 2020-2022, e cila është duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Bashkëpunim për demokraci digjiitale”, e zbatuar në bashkëpunim me Lantmateriet (Kadastrin Suedez), si dhe gjeoportali i ridizajnuar i IKDHH-së, fillimi zyrtar i të cilit është planifikuar për shkurt të vitit 2020 në ngjarjen „Dita e IKDHH “ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.