U mbajt punëtori një ditore për të punësuarit e AKP-së

U mbajt punëtori një ditore për të punësuarit e AKP-së

Të shtunën, më 26 tetor të vitit 2019, në Aleksandar Pallas, Agjencia e kadastrës së patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një trajnim profesional një ditor me temë “Risitë në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive dhe funksionimi aktual në Agjencinë për kadastër të patundshmërive”.

Përpara një numri të madh të kolegëve të tanishëm nga i gjithë vendi, u prezantuan risitë që duhet të zbatojnë të punësuarit në punën e tyre të ardhëshme. Ngjarja u hap nga drejtori i AKP-së , Boris Tunxhev.

Në trajnim morën pjesë juristë dhe gjeodetë që punojnë lëndë në Qendrën për kadastër të patundshërive – Shkup dhe zyrat rajonale, si dhe referentë, zyrtarë të tjerë që punojnë lëndë, si dhe këshilltarët shtetërorë, udhëheqësit e sektorëve rajonalë, udhëheqësit e departamenteve si dhe të punësuarit e Sektorit të të kontrollit të brendshëm.

Prezantimet e punëtorisë mund ti gjeni në linqet në vijim (Link1, Link2, Link3, Link4, Link5, Link6, Link7, Link8, Link9, Link10.)