Punonjësit e Agjencisë së kadastrës së patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën marrëveshje kolektive me të drejta të avancuara të marrëdhënies së punës

Punonjësit e Agjencisë së kadastrës së patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën marrëveshje kolektive me të drejta të avancuara të marrëdhënies së punës

Të punësuarit e Agjencisë për kadastër të patundshmërive nënshkruan sot një marrëveshje kolektive me kryesinë e Agjencisë. Të dyja palët janë të kënaqura dhe shpresojnë se me këtë janë avancuar të drejtat e marrëdhënies së punës.

Drejtori i Agjencisë Boris Tunxhev shpreson që me nënshkrimin e kësaj marrëveshje punonjësit do të marrin të drejtat e pritura, pasi që në këtë marrëveshje janë përfshirë përfitimet ku në të kaluarën as që ishin të parapara. Marrëveshja kolektive dhe rritja e pagave të fundit, sipas drejtorit Tunxhev, duhet të jetë një motiv shtesë për të punësuarit e Agjencisë së kadastrit të patundshmërive. Sipas tij: “Të gjithë qytetarët duhet dhe duhet të jenë të kënaqur me këtë institucion sepse zgjidhin çështje të ndërlikuara lidhur me çështjet e fletë pronësisë, por nga ana tjetër, duhet të ketë përgjegjës në sportelet që do të bëjnë punën e tyre maksimalisht me ndërgjegje, mu për këtë qëllim ishte edhe rritja e pagave, “tha Tunxhev pas nënshkrimit të kontratës.

Nga organizata sindikale e kadastrës janë të kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar dhe rritjen e pagave të fundit, e cila tani është mbi mesataren që kishin më parë.

Ata gjithashtu janë të kënaqur me sindikatën AAGJSH, ku theksojnë se kanë gjetur një bashkëbisedues të shkëlqyer me drejtorin e Agjencisë sepse në marrëveshjen kolektive është punuar në mënyrë sistematike, pa asnjë kusht.

Kryetari i sindikatës së administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve AAGJSH, Peco Grujovski theksoi: “Ne kemi arritur një marrëveshje të përsosur kolektive e cila është një nxitje e madhe për të punësuarit dhe do të justifikojë plotësisht kërkesat e tyre. Unë dua të apeloj tek të punënsuarit e Agjencisë në angazhimin maksimal për të justifikuar besimin që kishim nga punëdhënësi dhe stimuli i cili është dhënë për punën në të ardhmen”.