Punëtoria Kombëtare e IKDHH në kuadër të projektit IMPULS

Punëtoria Kombëtare e IKDHH në kuadër të projektit IMPULS

Më 2 tetor të vitit 2019, Agjencia e kadastrit të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi një punëtori kombëtare në fushën e IKDHH në vendin tonë, me mbështetjen e dy ekspertëve, Znj. Naima Allmstrom dhe Z. David Boman, nga kadastra miqësore e Lantmateriet e Suedisë, me të cilin AKP-ja ka një kohë të gjatë bashkëpunimi dhe po punon në projektin IMPULS.

Agjencia për kadastrër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut , është institucioni përgjegjës për krijimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e qasjes publike të gjeoportalit për IKDHH-në për mirëmbajtjen e shërbimeve të meta të dhënave, si dhe regjistrin e meta të dhënave.

Projekti rajonal IMPULS është financuar nga Agjencia suedeze për zhvillim ndërkombëtar (SIDA) dhe ka pasur për qëllim mbështetjen e kadastrës kombëtare dhe gjeodezisë në vendet e rajonit në procesin e zbatimit të direktivës INSPIRE.

Sot u mbajt takimi përfundimtar i projektit IMPULS, ku u përmblodhën rezultatet, si dhe u shqyrtuan shumë çështje dhe dilema, veçanërisht lidhur me licencimin, por edhe në lidhje me Direktivën ISP (Informacion të Sektorit Publik) , ose Direktivën e hapur për të dhënat si dhe ripërdorimin e informative nga sektori publik, i njohur si “Direktiva për të dhënat e hapura” ((BE) 2019/1024 Direktiva), e cila hyri në fuqi më 16 korrik të vitit 2019 dhe e zëvendëson Direktivën e cila daton nga viti 2003.

Në takim, u prezantua një projekt i ri në të cilin AKP dhe Lantmater bashkëpunojnë, veçanërisht në segmentin e tij për Infrastrukturën kombëtare për të dhënat hapësinore të Republikës së Maqedonisë (IKDHH).

linkun e mëposhtme mund të gjeni prezantimin e ekspertëve Suedezë nga Punëtoria kombëtare IKDHH në kuadër të projektit IMPULS.