AKP –ja prezanton projektin e „Bashkëpunimit për demokracinë dixhitale“ promovoi edhe Studimin për zgjedhjen e projeksionit hartografik shtetëror

AKP –ja prezanton projektin e „Bashkëpunimit për demokracinë dixhitale“ promovoi edhe Studimin për zgjedhjen e projeksionit hartografik shtetëror

Më 25 Shtator 2019, Agjencia e kadastrit të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut prezantoi projektin “Bashkëpunim për demokraci dixhitale”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë, dhe promovoi Studimin për përzgjedhjen e projeksionit hartografik shtetëror, autor i të cilit është profesor Zllatko Srbinoski, Dekan i Fakultetit të inxhinierisë dhe ndërtimtarisë në Shkup.

Agjencia e kadastrit të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe (Kadastrës Suedeze) Lantmateriet në vitin 2018 dhanë mbështetje financiare nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA) për zbatimin e projektit “Bashkëpunim për demokracinë dixhitale”. Projekti është i organizuar në pesë komponentë dhe do të zbatohet në periudhën prej vitit 2019 – 2023, ku shuma e përgjithshme e donacionit është 23,710,406 kruna suedeze (rreth 2.5 milion euro).

Në këtë aktivitet morri pjesë Ministri i transportit dhe lidhjeve, z. Goran Sugareski, i cili në fjalimin e tij deklaroi se:

“Epoka dixhitale ofron mundësi të reja për të forcuar parimet kryesore që ne udhëheqim si Qeveri, përkatësisht transparencë, efektivitet dhe përgjegjësi ndaj të gjitha institucioneve shtetërore. Detyra e jonë është të krijojmë një legjislacion dhe kushte të përshtatshme për zbatimin e teknologjive të reja dhe mjeteve digjitale, në mënyrë që të modernizojmë dhe përmirësojmë shërbimet e ofruara nga institucionet publike, për të lehtësuar qasjen e informacioneve në interes të qytetarëve dhe bizneset, si dhe shpejtësia dhe efikasiteti në procesin e zbatimit.

Në kohën kur Ministria e transportit dhe lidhjeve po bën reformën më të madhe të Planifikimit hapësinor, besoj se këto mjete dixhitale do të sjellin një përfitim të madh në zbatimin e këtyre ndryshimeve si dhe sigurimin e informacioneve të nejvojshme përdoruesve.

Ne jemi të bindur dhe ju sigurojmë se do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar dhe modernizuar institucionet shtetërore përmes zbatimit të teknologjive, standardeve dhe proceseve të reja”.

Drejtori i Agjencisë së kadastrit të patundshmërive i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Boris Tunxhev theksoi se:

Gjeodezia, gjithashtu edhe Kadastra e patundshmërive, janë materie e gjallë, një proces i mësimit të përditshëm dhe përmirësimit të njohurive dhe performancës. Nëse një gjeneratë filloi të punojë me theodolitës themelorë, ne tani jemi afër satelitëve dhe shumë teknologjive të tjera moderne të përparuara. Për të përmirësuar performancën tonë profesionale dhe për të ruajtur nivelin e kërkuar të njohurive, Agjencia e kadastrës të patundshmërive vazhdimisht investon në edukimin dhe në trajtimin e teknikave teknologjike të reja, të përparuara. Udhëhequr nga kjo ide, në vitin 2018, në bashkëpunim me Lantmateriet (Kadastrën Suedeze), ne aplikuam dhe morëm mbështetje financiare nga Agjencia suedeze e zhvillimit ndërkombëtar – Sida, për zbatimin e këtij projekti, të cilin në mënyrë ambicioze e kemi quajtur “Bashkëpunim për demokraci dixhitale”.

Ajo që është e rëndësishme për vendin tonë është se përmes këtij projekti Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë edukim të vazhdueshëm, përmirësim të teknikës dhe performancës në pesë komponenta , përmes të cilave ne do të përsosemi më tej si një organizatë.”

Në pjesën e dytë u prezantua vepra e profesor Zllatko Srbinoski “Studimi për zgjedhjen e një projeksioni të ri hartografik shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut “, që do të japë përgjigje në pyetjen se cili projeksion hartografik shtetëror është më i përshtatshëm për territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të kontribuojë në zgjedhje përfundimtare të projeksionit hartografik të ri shtetëror në vendin tonë.