Agjencia për kadastër të patundshmërive në një Konferencë ndërkombëtare për teknologjinë dixhitale

Agjencia për kadastër të patundshmërive në një Konferencë ndërkombëtare për teknologjinë dixhitale

Delegacioni nga Agjencia e kadastrës së patundshmërive merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Me dixhitalizim deri tek zhvillimi për një të ardhme të qëndrueshme në Evropën Lindore”.

Konferenca mbahet në Vrdnik, në Republikën e Serbisë, nga 18 shtator deri më 20 shtator të vitit 2019, e organizuar nga Instituti gjeodezik i Republikës së Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Komisioni ekonomik i kombeve të Bashkuara për Evropën.

Teknologjitë dixhitale rrënjësisht e ndryshojnë shoqërinë,ato janë shtytës në zhvillimin nëse përdoren mirë, mund të ndihmojnë në ndryshimin e trendeve negative në Evropën Lindore,është përfundim i pjesëmarrësve. Gjatë disa seancave dhe diskutimeve në panel,ku ishin mbi 200 pjesëmarrës nga 18 vende dhe 14 organizata ndërkombëtare ku patën mundësinë të mësojnë rreth zhvillimit dixhital, teknologjive transformuese, integrimit të të dhënave gjeohapësinore dhe direktivës INSPIRE.

Në seancën e titulluar “Transformimi dixhital – përvoja e mirë në Evropën Lindore”, Agjencia e kadastrës së patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut prezantoi temën “Zhvillimi dixhital i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, sfidat dhe përfitimet për shoqërinë”.