U mbajt Konferenca Rajonale e 12-të për kadastrën dhe infrastrukturën kombëtare për të Dhënat Hapësinore – IKDHH, nga 4 deri më 6 shtator të vitit 2019, në Neum, Bosnjë dhe Hercegovinë

U mbajt Konferenca Rajonale e 12-të për kadastrën dhe infrastrukturën kombëtare për të Dhënat Hapësinore – IKDHH, nga 4 deri më 6 shtator të vitit 2019, në Neum, Bosnjë dhe Hercegovinë

Ishte organizuar konferencë Rajonale e 12-të për kastratrën dhe infrastrukturën kombëtare për të dhënat Hapësinore – IKDHH nga 4 deri në 6 shtator 2019, u organizua në Neum, Bosnje dhe Hercegovinë, e organizuar nga administrimi Federal për gjeodezinë si dhe administrimi për çështje pronësore juridike të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në këtë Konferencë morrën pjesë edhe delegatë nga Agjencitë kombëtare kadastrore si dhe infrastruktura kombëtare për të dhënat hapësinore – IKDHH –së nga: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovinë, Republika Sërbe, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Suedia, Norvegjia, Holanda, në konferencë morën pjesë edhe organizatat partnere: EuroSDR, CLGE, JICA dhe Sida.

Në Konferencë morën pjesë edhe Presidenti i Eurogeografiks Z. Kolin Brej dhe drejtori ekzekutiv Mik Kori. Në Neum, në këtë konferencë të rëndësishme për rajonin tonë u nënshkrua një Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e kadastrës, matjeve topografike dhe hartografi, rrjeteve gjeodezike si dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore – IKDHH, nga Rajoni.

Në Konferencë u theksua rëndësia dhe zhvillimi i zbatimit të sistemeve të reja moderne për IT –në për regjistrimin e pronave të patundshme, kështu që është rritur siguria për të dhënat dhe është thjeshtuar qasja në sistem. Përveç mirënjohjes për projektin Impuls, për rezultatet e arritura, nevoja për bashkëpunim të mëtutjeshëm me donatorët u theksua bashkëpunimi edhe në fushën e krijimit të sektorit e administrimit të tokës dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore. Konferenca tjetër rajonale do të mbahet në Slloveni.

Në margjinat e konferencës, delegacioni maqedonas zhvilloi disa takime pune me donatorë nga Suedia, Norvegjia, Jica dhe Sida.