Vizitë në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, e ardhmja e profesionit gjeodezik

Vizitë në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, e ardhmja e profesionit gjeodezik

Më 6 maj, kolegët e ardhshëm, gjeodetët, vizituan Agjencinë për kadastrin e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Studentët nga katedra e gjeodezisë të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij – Shkup, të udhëhequr nga profesorët Srbinoski dhe Dimov, u njoftuan se si funksionon AKP-ja, si është themeluar Agjencia në sistemin legjislativ të shtetit, cilat janë kompetencat e saj, gjegjësisht çka konkretisht punohet në AKP.

Më pas, studentët u njoftuan se si funksionojnë disa sektorë të Agjencisë, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për gjeodetët e ardhshëm, gjegjësisht në të cilët ata mund të profesionalizohen më tej dhe ndoshta edhe të punësohen në të ardhmen.

Në sektorin për gjeomatikë, në departamentin për regjistrin grafik të tokës ndërtimore dhe themelimin, mirëmbajtjen e kadastrit të objekteve infrastrukturore, si pjesë e kadastrës së patundshmërive, detajisht u ishte prezentuar puna e departamentit .

Për më tepër, në sektorin për punë gjeodezike, në departamentin e hartografisë dhe fotogrametrisë dhe në departamentin e punëve gjeodezike themelore, u prezantua mënyra e funksionimit të tyre, veçanërisht ato që do të punonin si gjeodetë në këto departamente. Studentët gjithashtu ishin njoftuar me sistemin maqedonas të pozicionimit MAKPOS, vendosjen e tij dhe funksionimin e tij.

Kjo vizitë interesante, për kolegët gjeodetë të ardhshëm , ishte me rëndësi të madhe si dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të kombinuar teorinë me punën praktike.