Risitë nga puna e Agjencisë për kadastër të patundshmërive

Risitë nga puna e Agjencisë për kadastër të patundshmërive

Agjencia e kadastrit të patundshmërive është themeluese dhe mirëmban kadastrën e patundshmërive, menaxhon sistemin gjeodezik-kadastral të informacionit , si dhe mirëmban qasjen publike në Infrastrukturën kombëtare për të dhënat hapësinore.

AKP ka disa kompetenca, por përcaktimi kryesorë i punës është hapja ndaj përdoruesve dhe lehtësimi i qasjes së përdorimit të informacionit që i vë në dispozicion përdoruesit profesionistë dhe kompanitë private gjeodezike që kryejnë aktivitete gjeodezike, si dhe sigurimin e qasjes së lehtë në shërbimet e tyre dhe të qytetarëve të cilët nevojë për to.

Prandaj, Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut shfrytëzuesve, përdoruesve profesionistë u ofroi disa përfitime në përdorimin e eKat sportelit.

Shërbimet për përdoruesit profesionist:

Përdoruesit profesionistë, në formë elektronike, përmes eKat sportelit të AKP-së mund të dorëzojnë:

  • kërkesë për çertifikatë për qarkullim të patundshmërisë, pronës;
  • kërkesë për listë të indikacioneve për parcela kadastrale;
  • kërkesë për ndryshimet në objektet infrastrukturore (në rast se bëhet fjalë për parcelë, pjesë të një ndërtese ose pjesë infrastrukturore);

Për përdoruesit profesionistë dhe kompanitë tregtare private që kryejnë veprimtari gjeodezike, në formë elektronike, nëpërmjet e-kat sportelit të AKP, u janë siguruar:

  • monitorimin e statusit të kërkesave të paraqitura, që janë bërë në AKP,
  • mundësi për kërkimin e të dhënave për Kadastrën e tokës.

Agjencia për kadastër të patundshmërive ,ka lehtësuar qasjen në shërbimet e saj për të gjithë qytetarët.
Shërbimet për qytetarët:

  • Qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për lëndë të ndryshme në njësinë ku patundshmëria gjendet në një qytet tjetër, ndryshe nga vendi i banimit.

Për shembull, pasi që tani është e mundur të nxjerrë një listë të pronave për të gjithë territorin e RMV nga çdo vend, qytetarët do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesa të ndryshme lidhur me pronat e tyre, në çdo qytet, për një komunë tjetër, siç është kërkesa për ndryshimet që lindin në bazë të një vendimi të trashëguar dhe të ngjashme.