AKP-ja nikoqire në Këshillin Koordinues të projektit IMPULS

AKP-ja nikoqire në Këshillin Koordinues të projektit IMPULS

Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 16 prill të vitit 2019, ishte nikoqire në takimin e Këshillit Koordinues të projektit IMPULS.

Drejtorët nga rajoni morën pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Koordinues në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar raporti i aktiviteteve të realizuara në periudhën e kaluar, si dhe raporti financiar, dhe janë dhënë më shumë ide dhe vizione për bashkëpunim të mejshëm rajonal.

Pas hapjes së takimit nga drejtorit të AKP-së dhe prezantimit të anëtarëve të rinj nga përfaqësuesi i projektit IMPULS , janë përpunuar të gjitha pikët e rendit të ditës. Në fund nga ana e përfaqësuesve të SIDA (Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar), ishte prezentuar Agjencia në të gjitha fushat e veprimit theksuan se cilat janë fushat aktuale të ndërhyrjes, në të cilën operon.

Në fund të takimit, drejtori i AKP -së, Boris Tunxhev falënderoi përfaqësuesen e SIDA, Nina Geladze Eksted dhe zëvendës drejtorin e kadastrës suedeze Anders Lundkvist për mbështetje dhe përkrahje për miratimin e bashkëpunimit të projektit “digjital demokratik” i cili në vendin tonë do ta zbatojë AKP-ja në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2023.