Pjesëmarrje në konferencën vjetore të Bankës Botërore në Uashington – SHBA e Agjencisë për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Pjesëmarrje në konferencën vjetore të Bankës Botërore në Uashington – SHBA e Agjencisë për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Këtë vit, delegacioni i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë mori pjesë në konferencën e rregullt vjetore për tokën dhe varfërinë, e organizuar nga Banka Botërore. Konferenca e njëzetë u mbajt në Uashington, më 25 mars -29 mars të vitit 2019.

Këtë vit, tema e kësaj ngjarjeje të rëndësishme ishte “Rregullimi i Inovacionit: Për menaxhim më të mirë të tokës në ekonominë digjitale”. Ishin prezantuar arritjet më të fundit në fushën e kadastrës, menaxhimit të tokës, aplikimit të teknologjive të reja në fushën e matjeve dhe pjesë të tjera të ngjashme.

Konferencën e hapi drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore Kristalina Georgieva, e cila theksoi rëndësinë e tregut të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave pronësore. Ajo potencoi progresin e arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë segment, që është rezultat i regjistrimit të suksesshëm të pronave në Agjencinë për kadastër të patundshmërive dhe afatet e shkurtuara për regjistrimin e patundshmërisë në kadastër.

Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut prezantoi temën “Procesi i legalizimit të ndërtesave dhe objekteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut , nga aspekti i kadastrës së patundshmërive”. Prezantimi kishte sjellë vëmendje të madhe tek të pranishmit. Pas prezantimit u hap një diskutim interesant, në të cilin pjesëmarrësit ishin të interesuar për mënyrën e arritjes së rezultateve në regjistrimin e objekteve të legalizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut , si dhe për nevojat e përmirësimit të legjislacionit në këtë fushë.

Në konferencë morën pjesë rreth 1500 përfaqësues nga disa vende të ndryshme të botës.