Pjesëmarrje e AKP-së në punëtorinë përfundimtare të projektit SPATIAL në Podgoricë

Pjesëmarrje e AKP-së në punëtorinë përfundimtare të projektit SPATIAL në Podgoricë

Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me përfaqësuesit e saj morri pjesë në punën përmbyllëse të punëtorisë përfundimtare të projektit SPATIAL, i cili u mbajt në Podgoricë më 12 mars dhe 13 mars të vitit 2019. Tema ishte “Bashkëpunimi i ardhshëm dhe planifikimi strategjik”, ku përveç përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues të kadastrës holandeze, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Republikën e Malit të Zi.

Në punëtorinë u ndanë përvojat e planifikimit strategjik dhe u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm mes Holandës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në lidhje me planet strategjike afatgjata të agjencive kombëtare të kadastrës dhe hartografisë.

Këto bisedime duhet të kontribuojnë më tej në krijimin e projektit SPATIAL 2, i cili do t’i referohet përforcimit të mëtejshëm të “Qasjes profesionale në informacione për tokën” në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesit e Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut patën dy prezantime që shkëlqyeshëm u pranuan nga pjesëmarrësit në punëtori.