Punëtori për risitë në sistemin e-Kat dhe e-Kat sportelin e AKP-së

Punëtori për risitë në sistemin e-Kat dhe e-Kat sportelin e AKP-së

Agjencia për kadastër të patundshmërisë filloi me një analizë të risive të nevojshme për të futur në sistemin e-kat dhe e-kat sportelin. Qëllimi i kësaj analize është që të përmirësojnë mënyrën e punës gjatë përdorimit të sistemit dhe zhvillimin e mëtejshëm të proceseve efektive që njëkohësisht do të sigurojnë efikasitetin në përdorimin e shërbimeve të përdoruesve profesional.

Më 14 mars të vitit 2019, Agjencia për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ka mbajtur punëtori me përfaqësues të Dhomës së Noterisë, Dhoma së pronarëve të vetëm të gjeodetëve të autorizuar dhe kompanive tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe Dhomës së përmbaruesve, të cilëve u janë prezentuar proceset aktuale në E-kat sportelin ku ishte diskutuar edhe për përmirësimet e mundshme në proceset ekzistuese dhe futjen e proceseve të reja. Në pjesën e dytë të punëtorisë u ishte lënë më shumë hapësirë për diskutim për mangësitë e hasura gjatë punës së përditshme, me sugjerime për të kapërcyer ato.

Punëtoria e dytë, ishte me tema të njëjta,me përfaqësues nga komunat, dhe Drejtoria për çështjet pronësore ligjore dhe juridike, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.