Sesioni i 11-të i grupit punues për Administrimin e Tokës (WPLA)

Sesioni i 11-të i grupit punues për Administrimin e Tokës (WPLA)

Përfaqësues të Agjencisë për kadastër të patundshmërisë morën pjesë në Sesionin e njëmbëdhjetë të Grupit Punues për Administrimin e Tokës (WPLA) i formuar në kuadër të komisionit ekonomik të Europës, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, i cili i referohet shkëmbimit ndërkombëtar të njohurive në fushën e administrimit të tokës dhe menaxhimit të patundshmërisë.

Në këtë sesion, që u mbajt në Gjenevë, Zvicër ,nga 26 deri më 28 shkurt të vitit 2019, është bërë rishikimi i punës së Grupit Punues për administrimin e tokës për dy vitet e kaluara dhe disa anëtarëve të rinj të Byrosë që menaxhon Grupin Punues për administrimin e tokës (WPLA) për dy vitet e ardhshme 2019-2021. Përfaqësues i AKP-së, ishte Tatjana Cenova-Mitrevska e cila më parë ishte anëtare e këtij organi qeverisës, ku sërisht është rizgjedhur në këtë post për mandatin e ardhshëm.

Sesioni i 11-të u ndoq nga shumë përfaqësues të agjencive të terrenit nga Evropa dhe Azia Lindore. Prezantimet ishin të grupuara në disa sesione ku u diskutua se si komisioni ekonomik i Evropës e cila është nën e Kombeve të Bashkuara (UNECE), do të mund që me punën e vet të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të tokës.