Takim pune mes Dhomës së Noterëve dhe Agjencisë për kadastër të patundshmërisë

Takim pune mes Dhomës së Noterëve dhe Agjencisë për kadastër të patundshmërisë

Përfaqësuesit e Dhomës së Noterëve, të udhëhequr nga kryetari Vasill Kuzmanoski, mbajtën një takim të vazhdueshëm me drejtorin e Agjencisë për kadastër të patundshmërisë Boris Tunxhev dhe përfaqësues të Agjencisë. U diskutuan çështje të cilët noterët, si përdorues të eKat sistemit , nga puna e tyre e përditshme e kanë notuar përdorimin e eKat sistemit me të cilin punon Agjencia e kadastrës së patundshmërisë. Gjithashtu ishte diskutuar për përmirësimin e këtij aplikacioni , për të lehtësuar më tej dhe për të thjeshtësuar qasjen në sistem, si dhe principi i punës, me të.

Noterët kishin një sërë pyetjesh që kërkonin sqarime ose një mundësi për të përmirësuar performancën e aplikacionit, si dhe do të përmirësonin punën e tyre në lidhje me kadastrën. Ishin dakorduar që gjithçka që është e mundshme do të mundësohet nga Agjencia e kadastrës së patundshmërisë brenda një kohe të arsyeshme, si dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes noterëve dhe kadastrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.