Projekti i parë maqedono-bullgar në fushën e gjeodezisë

Projekti i parë maqedono-bullgar në fushën e gjeodezisë

Më 21 dhe 22 shkurt të vitit 2019, një delegacion i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë, i udhëhequr nga drejtori Boris Tunzhev, realizoi një vizitë pune në Agjencinë për gjeodezi, kadastër dhe hartografi të Republikës së Bullgarisë. Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e realizimit të “Projektit për të lidhur rrjetet e nivelimit në saktësi të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë” së bashku u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura në këtë projekt, i cili realizim filloi në janar të vitit 2018.

Lidhja e rrjetit të nivelimit në saktësi të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë është realizuar gjatë vitit 2018 nëpërmjet ushtrimit të tre lidhjeve të nivelimit dhe të relacionit: Deve Bair – Qustendill, Dellçevë – Bllagoevgrad dhe Novo Sellë – Petriç, me një gjatësi totale në nivelim rreth 75 kilometër.

Me arritjen e këtyre lidhjeve nivelmane, rrjeti i nivelimit të saktësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut praktikisht bëhet pjesë e rrjetit të nivelimit të Evropës së bashkuar (UELN).

Së shpejti do të ketë një verifikimi të rezultateve të projektit nga ana e ekspertëve të EUREF-it (kornizë referente evropiane) dhe zyrtarisht do të konfirmohet kyçje e bashkimit të rrjetit të nivelimit maqedonas në rrjetin e nivelimit të Evropës së bashkuar.