Takimi pune me drejtorin e AKP-së, me përfaqësuesit e Sindikatës së Administratës, të autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave AAGJSH

Takimi pune me drejtorin e AKP-së, me përfaqësuesit e Sindikatës së Administratës, të autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave AAGJSH

Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshërisë,në takimin e sotëm me kryetarin e Sindikatës të punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë (AAGJSH )si dhe kryetari dhe zëvendësi i Sindikatës AAGJSH në Agjencinë për kadastër të patundshmërive diskutuan rreth nënshkrimit të marrëveshjes kolektive për aktivitete të mëtejshme në periudhën e ardhshme, e cila do të përfundojë procesin e nënshkrimit të një marrëveshje kolektive me AAGJSH.

Në takim, u diskutua për shkallën e zhvillimit të karrierës shtesë , për të cilën është arritur një marrëveshje se nëse gjendet një kornizë ligjore dhe mundësi e dhënë nga ana e Agjencisë për kadastër të patundshmërisë nëse ka mundësi ligjore dhe financiare të paguajë këtë kompenzim për shkallën e karrierës, në kuadër të ligjit dhe kërkesave ligjore të përcaktuara.

Lidhur me vlerësimin e nëpunësve shtetërorë, për shkak se ajo nuk është bërë në përputhje me Ligjin për nëpunës administrativ, sipas nenit 64, janë dakorduar që kjo situate të zgjidhet dhe të merren masa të tejkalohet. Në buxhetin e AKP-së, për këtë vit janë siguruar fonde për pagimin e shpërblimeve, por kërkojnë vendime legjislative, me dispozitat e ligjit për nëpunësit administrativ si ata mund të ju paguhen të punësuarëve.

Me Sindikatën ,është diskutuar për ndryshimin afërt në sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë, të bëhet ndryshimi në sistematizimin e të punësuarve në pajtim me ligjin për marrëdhënie të punës dhe në lidhje me shërbimin e rojeve që janë të punësuar , si dhe pagesën e koeficientit të kompleksitetit të punës, përkatësisht të një kategorie të caktuar që kanë shkollim të ndryshëm, ndërsa i kryejnë të njëjtat detyra, si dhe të njëjtat përgjegjësi dhe kompleksitet të detyrave.

Sindikati ishte i informuar për ndryshimet e ardhshme në Ligjin për kadastër të patundshmërive, ku ka ndryshim në nenin 21, paragrafi 1 në tekstin i cili është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë ku është paraparë rritje së pagës bazë nga 5 deri në 30%, në varësi të vendit të punës të paraparë me sistematizim.

Në këtë takim pune kishin rënë dakord në periudhën vijuese, në përputhje me çështjet e lartpërmendura, sindikata dhe drejtori i AKP-së të organizojnë një takim me punonjësit e Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë.