Një delegacion nga Drejtoria e përgjithshme e hartave të Republikës së Turqisë, në vizitë të AKP

Një delegacion nga Drejtoria e përgjithshme e hartave të Republikës së Turqisë, në vizitë të AKP

Në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë është një delegacion i lartë nga Drejtoria e përgjithshme e hartave të Republikës sëTurqisë, në vizitë dy-ditore më (28 janar dhe 29 janarë) e përfaqësuar nga z.Osman Alp dhe z.Javuz Shengin.

Në takimin e sotëm në AKP ,ishin prezantuar aktivitetet në fushën e hartografisë si dhe punët gjeodezike themelore, pastaj nga Zllatko Srbinoski, profesor gjeodezik i inxhinierisë,ishte prezantuar studimi i ri në projektimin hartografik në Republikën e Maqedonisë.

Agjencia e kadastrës së patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë, ndau mirënjohje të veçantë për gjeneralin e brigadës z.Osman Alp , për mbështetjen dhe realizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë, veçanërisht për shkak të shtypjes së hartave topografike që përgatiten nga ana maqedonase ndërsa nga ana turke u shtyp numri i kërkuar i shembujve për ilustrim.

Delegacioni turk do të vizitojë edhe departamentin rajonal për kadastar të patundshmërisë në Manastir.