Takim në nivel teknik lidhur për zbatimin e projektit LIDAR

Takim në nivel teknik lidhur për zbatimin e projektit LIDAR

Më 23 janar, u mbajt një takim i nivelit teknik lidhur me zbatimin e projektit LIDAR. Në takimin e punës midis përfaqësuesve të Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë dhe të Agjencisë norvegjeze për hartografi (Statens kartverk) u prezantua puna e AKP-së, si dhe puna e Agjencisë norvegjeze për hartografi, veçanërisht për pjesën e projektit në të cilën duhet të bëhet inçizim i territorit të Republikës së Maqedonisë.

Më pas, u shqyrtua plani i punës për inçizim dhe procedura për kontrollin e cilësisë për të dhënat e marra.

Në pjesën e dytë të takimit u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë norvegjeze për hartografi.