Dhuratë për fëmijët nga SOS Fshati i fëmijëve – Maqedoni

Dhuratë për fëmijët nga SOS Fshati i fëmijëve – Maqedoni

Siç njoftuam më parë, me kërkesë të Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë – Boris Tunxhev dhe me vendim të Këshillit drejtues – Bordit, fondet e planifikuar për shtypjen e kartolinave të Krishtlindjeve dhe tarifën postare të këtij viti janë ridrejtuar për qëllime humane – bamirëse për fëmijët nga SOS Fshati i fëmijëve – Maqedoni.

Në takimin e sotëm me drejtoreshën e programeve për fëmijë nga SOS Fshati i fëmijëve – Maqedoni, Aleksandra Ivanovski, si dhe drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë Boris Tunxhev, ua dorrëzoi tre mikrovalë, të siguruara nga AKP-ja, për të cilat kishin nevojë nga SOS Fshati i fëmijëve.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve biseduan shkurt, dhe bisedat hapen mundësi të shumta për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ndihmë nga AKP-ja për fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve – Maqedoni, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të Agjencisë .