Vizitë pune e delegacionit nga Agjencia kadastrale e Kosovës

Vizitë pune e delegacionit nga Agjencia kadastrale e Kosovës

Sot, më 22 janar, në vizitë pune në Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë ishte delegacioni nga Agjencia kadastrale e Kosovës, e udhëhequr nga drejtori Avni Ahmeti.

Pas fjalimit hyrës dhe përshëndetës së Drejtorit të AKP-së Boris Tunxhev, nga ana e palës meqedone ishte pezentuar projekti i gravimetrisë dhe më pas u prezentua gjendja e sistemit “Makpos” dhe “Maktrans” në Maqedoni.

Pas diskutimit të frytshëm, u diskutua edhe bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë nga Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia kadastrale e Kosovës.