U nënshkrua marrëveshje për skanim LIDAR në Republikën e Maqedonisë

U nënshkrua marrëveshje për skanim LIDAR në Republikën e Maqedonisë

Në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë më 19 dhjetor të vitit 2018, u nënshkrua një marrëveshje tripalëshe për skanim LIDAR në Repulikën e Maqedonisë.

Ministria Norvegjeze e punëve të jashtme përmes Agjencisë norvegjeze për harta, financiarisht ndihmojnë vendet e Ballkanit për të përmirësuar qasjen në të dhënat e përditësuara gjeografike dhe regjistrat kryesorë në periudhën prej tetorit të vitit 2017 deri më tetor të vitit 2020. Tek ne, ky projekt do të krijojë një model digjital në terrenin e shtetit, dhe do të ndërtojnë kapacitetet për ruajtjen dhe shpërndarjen e këtyre të dhënave në terren në formë digjitale.

Projekti i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë – Krijimi i të dhënave digjitale në terren është i nevojshëm për të zbutur rrezikun e përmbytjeve, monitorimin e përmbytjeve, veprimin në situata të përmbytjeve, si dhe për të zvogëluar koston e projekteve të infrastrukturës, përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit si monitorimin dhe planifikimin hapësinor i cili mbështetet nga 7,500,000.00 korona norvegjeze.

Modeli i terrenit digjital do të hartohet “MGGP Aero” nga Polonia, dhe ky model është pjesë e strategjisë infrastrukturore kombëtare për të dhënat hapësinore (SIKDHH) të Republikës së Maqedonisë, në bazë të Direktivës Evropiane INSPIRE.