Ekspertët holandez vizitojnë AKP-në për projektin SPATIAL, ku mbajtën punëtorinë me përdoruesit e produkteve hartografike

Ekspertët holandez vizitojnë AKP-në për projektin SPATIAL, ku mbajtën punëtorinë me përdoruesit e produkteve hartografike

Agjencia për kadastër të patundshmërisë implementoi projektin SPATIAL (Strengthened Professional Access to Information About Land), i financuar nga qeveria holandeze, që synon përforcimin e kapaciteteve të AKP-së në drejtim të krijimit të Infrastrukturës Kombëtare për të Dhënat Hapësinore (IKDHH), regjistrin e adresave dhe hartografi.

Ekspertët holandez që janë në detyrë për komponentën e hartografisë janë në vizitë të AKP-së në periudhën prej 26 nëntorit deri më 28 nëntor. Më 27 nëntor, ata mbajtën një punëtori me përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të përdoruesve të hartave topografike dhe produkteve të tjera hartografike. Në punëtori, AKP-ja, nga ana e vet, i informoi të pranishmit për aktivitetet në prodhimin e hartave topografike në shkallë të ndryshme, për planet e ardhshme të punës dhe risitë që do të pasojnë.

Pjesëmarrësit e punëtorisë përsëri patën mundësi për të paraqitur pikëpamjet e tyre mbi cilësinë dhe saktësinë e hartave topografike, për shërbimet e ofruara nga AKP-ja, çmimet, politikën dhe të ngjajshme, si dhe nevojat dhe pritshmëritë në lidhje me prodhimin e hartave topografike dhe produkteve të tjera hartografike.