Takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së AAGJSH (Administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave)

Takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së AAGJSH (Administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave)

Më 8 nëntor, drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë së Republikës së Maqedonisë, Boris Tunzhev u takua me përfaqësues të Sindikatës së Administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatave në Republikën e Maqedonisë – AAGJSH, të udhëhequr nga kryetari – Peco Grujovski.

Sindikata e AAGJSH është një organizatë vullnetare, e pavarur dhe interesante e të punësuarve në administratën shtetërore, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve. Në këtë Sindikatë ka të punësuar në organet e qeverisë dhe institucionet shtetërore dhe lokale, duke përfshirë edhe Agjencinë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë.

Sindikata e AAGJSH është formuar për të shprehur dhe realizuar interesat individuale dhe kolektive, përmisimin e gjendjes ekonomike, sociale, materiale dhe interesat e tjera dhe për përmisimin të drejtave të punës, të cilat në fakt ishin temat e diskutuara në këtë takim, me theks të veçantë për marrëveshjen Kolektive.