Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë në jubileun e FIG –ut dhe Konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore prej 7 nëntor deri më 9 nëntor të vitit 2018 në Athinë

Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë në jubileun e FIG –ut dhe Konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore prej 7 nëntor deri më 9 nëntor të vitit 2018 në Athinë

Federata ndërkombëtare e gjeodetëve FIG shënoi jubileun e 140 vjetorit që nga themelimi i saj. FIG u themelua në vitin 1878 në Paris, si një organizatë që ofron disiplinë gjeodezike dhe praktikën gjeodezike për të përmbushur nevojat sociale. Në Konferencën ndërkombëtare interdisiplinare kanë marrë pjesë delegacioni nga Agjencia për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë që u mbajt nga 7 nëntori deri më 9 nëntor të vitit 2018 në Athinë.

Me temën “Ekonomia, shoqëria dhe ndryshimet klimatike”. Ndikimi i trendeve të mëdha në mjedisin jetësor të ndërtimit, ndërtimtarisë dhe kadastrës ” ndanë përvojën profesionale, njohuri shkencore dhe idetë në lidhje me ndikimin e tendencave në mjedisin jetësor, ndërtimtarisë dhe të kadastrës.

Kishte rreth gjashtëdhjetë ligjërues , në 26 sesione. Përveç prezantimeve të profesorëve nga Univeziteti i Sorbonës në Paris dhe nga Universiteti Teknik i Mynihut, si dhe prezantimet e kryetarit të FIG-ut, drejtor i shërbimit ndërkombëtarë nga Agjencia Norvegjeze për Hartografi, Kryetarë i Këshillit të gjeodetëve evropiane CLGE, Kryetarë i UNECE-WPLA, të cilat kishin interes të veçantë për delegacionin tonë,në suaza të konferencës përfaqësuesit e Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë mbajtën edhe disa takime pune.