Kuvendi vjetor Eurogeografiks

Kuvendi vjetor Eurogeografiks

Asambleja e Përgjithshme e Eurogeografisë (Shoqata evropiane e organizatave kombëtare për kadastër, regjistrim të tokave dhe hartografi) u mbajt nga 7 Tetor deri më 10 Tetor të vitit 2018 në Pragë, në Republikën Çeke.

Tema e takimit në këtë Asamble ishte “Rëndësia strategjike e shërbimeve lokale Evropiane (SHLE)“. Në kuadër të saj, u mbajtën disa prezantime, si dhe tryeza të rrumbullakëta ku çdo agjenci kombëtare paraqiti qëndrimin e saj në projektin e shërbimet lokale Europiane. Ishte shqyrtuar edhe pozicionimi i ardhshëm i Eurogeografiks si një organizatë, roli i saj në paraqitjen e anëtarëve të vet në organet e Komisionit Evropian dhe organizata të tjera profesionale.

Në kuadër të Kuvendit, ishin shqyrtuar plani operativ dhe buxheti për vitin 2019. U zgjodhën anëtarët e rinj në Bordin e Drejtorëve të Eurogeografisë. Anëtarët e Agjencisë kombëtare të kadastrës, regjistrimit të tokës dhe hartografisë nga Qipro, Danimarka, Ukraina dhe Holanda tani marrin pjesë në Komitetin Drejtues. Presidenti aktual Eurogeografiks, znj. Ingrid Vanden Berghe, që kryesoi shoqatën me dy mandate, dha dorëheqjen. President i ri u zgjodh Kolin Braun, i cili vjen nga shoqata kombëtare e kadastrës dhe hartografisë Irlandeze (Ordnance survey).

Në Eurogeografiks antarësohen 60 organizata kadastrore, regjistrime të tokës dhe organizata të hartografisë nga 45 vende të Evropës, duke përfshirë Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, e cila ka marrë pjesë në këtë Asamble të Përgjithshme me delegacionin e saj .