Kuvendi Zgjedhor i KGJE (Këshillit të gjeodetëve Europian)

Kuvendi Zgjedhor i KGJE (Këshillit të gjeodetëve Europian)

Barcelona ishte nikoqire në Kuvendin e Dytë vjetor të KGJE (Këshillit të gjeodetëve Europian), i cili u mbajt më 4 tetor deri më 6 tetor. Në këtë Kuvend zgjedhor u zgjodh kryetar i ri, sekretar i përgjithshëm si dhe pesë nënkryetarë. Për herë të tretë, kryetar i KGJE u zgjodh Moris Barbieri.

Republika e Maqedonisë kishte përfaqësuesit e saj në këtë mbledhje të madhe gjeodezike. Agjencia për Kadastër të Patundshmërive e Republikës së Maqedonisë u prezantua me një prezantim të duhur dhe kryetari i Odës së gjeodetëve të autorizuar iu drejtua me rastin e mbajtjes së Kuvendit të Parë të KGJE ku në vitin 2020 do të mbahet në Republikën e Maqedonisë.

AKP-ja, këtë vit, në këtë Asamble vjetore, u bë anëtare e asociuar e KGJE, për të cilën mori një certifikatë me emrin origjinal të institucionit.

Në periferi të konferencës u mbajtën një numër takimesh dhe mbledhje, si me përfaqësuesit e KGJE, ashtu dhe me gjeodetë të tjerë të pranishëm nga vende të tjera.