Bashkëpunimi midis dy vendeve në lidhje me kufirin e përbashkët

Bashkëpunimi midis dy vendeve në lidhje me kufirin e përbashkët

Në periudhën prej 24 shtator deri më 28 shtator, ekspertë nga Agjencia për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, së bashku me përfaqësuesit e Republikës së Greqisë, po punojnë për shënimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, përgjatë liqenit të Dojranit.

Më 24 shtator, Komisioni Sektorial i Përbashkët Kufitar me Republikën e Greqisë për Sektorin Kufitar numër 1, kishte një takim të dakorduar lidhur me aktivitetet e planifikuara. Do të bëhet kontroll për pozitën e tapës kufitare ekzistuese (vozës mbi ujë), korrigjimin e tapës kufitare së dislokuar mbi ujë dhe vendosjen e tapës së re kufitare në vendet e ku ajo tapë(vozë) kufitare është zhdukur.

Punimet gjeodezike nga pala maqedonase kryhen nga Sektori për punë gjeodezike i Agjencisë për kadastër të patundshmërive.