Konferenca INSPIRE e vitit 2018 me titull „Të punojmë së bashku“

Konferenca INSPIRE e vitit 2018 me titull „Të punojmë së bashku“

Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë, si anëtare e Këshillit Kombëtar të infrastrukturës së të dhënave hapsinore të Republikës së Maqedonisë (IKDHH) dhe institucionet kompetente për të krijuar, ruajtur dhe për të siguruar qasje publike për gjeoportalin e IKDHH për mirëmbajtjen e shërbimeve për meta të dhënat, regjistrin e meta të dhënave si dhe trajnimet të lidhura me ta, ishte pjesëmarrëse në konferencën INSPIRE të vitit 2018. Konferenca u mbajt në Antverp, Belgjikë nga 18 deri më 21 shtator të vitit 2018, me titullin “Make it work together” (Të punojmë së bashku), nëorganizim të komisionit Europian, së bashku me Holandën dhe Belgjikën si shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Qëllimi i konferencës ishte thellimi i bashkëpunimit mes anëtarëve të Bashkimit Europian dhe atyre që u angazhuan për të implementuar direktivën INSPIRE, e cila sipas ligjit për IKDHH të Republikës së Maqedonisë është e obliguar Agjencia për kadastër të patundshmërive. Ishin shkëmbyer përvojat të zbatimit, implementimit të Direktivës dhe ishin identifikuar politikat dhe iniciativat e reja që lidhen me të, ndërsa për shpërndarjen e lirë të të dhënave gjeohapësinore dhe informacionet e të gjitha niveleve (Skëmbimi i të dhënave nga vetëqeverisja lokale deri në të dhënat ndërkombëtare).

Tani, që zbatimi i Direktivës INSPIRE dhe iniciativat e shumta shkencore, në mënyrë teknike janë pjekur, është e nevojshme që ato duhet të vlerësohen dhe përdoren në mënyrë efektive, dhe shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e tjera që janë zotuar të zbatojnë Direktivën INSPIRE, duke përfshirë edhe Republikën Maqedoni, të punojnë në dobi të shoqërisë dhe ekonomisë, ndarjen dhe përdorimin e të dhënave, në përputhje me rregullat dhe parimet në të cilat bazohet Direktiva.