Punëtori për Regjistrin e adresave, shtator viti 2018

Punëtori për Regjistrin e adresave, shtator viti 2018

Sot, më 13 shtator, në hapsirën e Agjencionit për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë, u mbajt punëtori në lidhje me rivendosjen e Regjistrit të adresave në Republikën e Maqedonisë.

Të ftuar në punëtori ishin përfaqësues nga kadastra e Holandës, si dhe përfaqësues nga komuna e qytetit të Hagës. Ata prezentuan përvojën holandeze në lidhje me Regjistrin e adresave, gjegjësisht rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve të përfshira, elaboruan qëndrimin e legjislacionit në lidhje me këtë çështje dhe ofruan përgjigje për çështjet teknike që duhet të zgjedhen.

Më parë, Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë prezentoi statusin për themelimin e Regjistrit të adresave në vendin tonë, përkatësisht u ishte dhënë raport për statusin e projektit dhe aktiviteteve të planifikuara për periudhën e ardhëshme.

Agjencia për kadastër të patundshmërisë, në planin e saj strategjik për vitin 2017-2019, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si projekt prioritar e ka vënë themelimin e Regjistrit të adresave në Republikën eMaqedonisë.
Regjistri i adresave do të përmbajë të dhëna unike hapësinore dhe përshkruese për rrugët, numrat e shtëpive dhe që do të përdoren për qëllime të ndryshme statistikore.