AKP-ja e ftuar në Këshillin e 31-të të gjeodetëve të Serbisë

AKP-ja e ftuar në Këshillin e 31-të të gjeodetëve të Serbisë

„Zbatimi i Ligjit të ri të miratuar për procedurën e regjistrimit në kadastrën e patundshmërive dhe rrjetin (sistemin) ujor” ishte tema e Këshillit të 31- të të gjeodetëve të Serbisë, e cila u mbajt prej 7 deri 9 shtator në Bajina Bashta, në Republikën e Serbisë. Këtë vit, ky këshill i rregullt përkoj me festimin e 150 vjetorit të inxhinierisë në Serbi, ekzistencën si dhe punën e Shoqatës së inxhinierëve dhe teknikëve të Serbisë.

Në Këshillin e gjeodetëve të Serbisë në ftesë të kolegëve, morën pjesë edhe delegacioni nga Agjencia për kadastër të patundshmërisë në Republikën e Maqedonisë, e cila kishte një prezantim në pjesën e punës edhe atë me temën: “Kadastra e patundshmërisë në Republikën e Maqedonisë”.

Përveç delegacionit tonë, në Këshillin e 31-të të gjeodetëve të Serbisë, morën pjesë edhe delegacione nga Republika Sërbe si dhe nga Republika e Bullgarisë.

Megjithë temën e punës së prezantimit dhe diskutimit, përcjelljen e përvojës së kadastrit të Maqedonisë në lidhje me krijimin dhe funksionimin e Odës së gjeodetëve të autorizuar, ishte nisur iniciativë për themelimin e odës gjeodezike në Serbi ndërsa palës maqedonase i është dhënë mirënjohje për kontributin në punën dhe bashkëpunimin me Këshillit të gjeodetëve ë Serbisë.