Kolegët e AGJHK nga Bullgarija në vizitë të AKP-së

Kolegët e AGJHK nga Bullgarija në vizitë të AKP-së

Këto ditë më (22 dhe 23 gusht), delegacioni i Agjencisë për gjeodezi, hartografi dhe kadastër i Republikës së Bullgarisë është në një vizitë studimore në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë së Republikës së Maqedonisë, të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Qendrën për kadastër të patundshmërive në Shkup.

Drejtori i AKP –së Boris Tunxhev dhe drejtoresha e AGJHK – Violeta Koritarova, shkëmbyen mendime mbi statusin e aktiviteteve dhe të aktualiteve mes dy institucioneve, ku diskutuan për shkallën e realizimit të aktiviteteve aktuale të projektit “Lidhja me rrjetin nivelman të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Pastaj, nëpërmjet prezantimeve të veçanta prezantuan punën e Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë, punëve themelore gjeodezike dhe hartografi, si dhe sistemet e shpërndarjes të AKP –së. U prezantuan edhe departamentet në AKP. Ditën e dytë të qëndrimit të ftuarit nga Bullgaria kishin rezervuar vizitë për në Qendrën për kadastër të patundshmërive – në Shkup.

Bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy institucioneve është rezultat se ato ishin me vite në miqësi të gjatë mes dy institucioneve që kanë të bëjnë,për shkak të Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar më 23 nëntor viti 2017, i cili ka të bëjë për punën themelore gjeodezike, hartografike, kadastrës së patundshmërisë, gjeoinformatikës dhe infrastrukturës për të dhënat hapsinore.