AKP-ja më afër qytetarëve të Çashkës dhe Makedonska Kamenicës

AKP-ja më afër qytetarëve të Çashkës dhe Makedonska Kamenicës

Kohët e fundit, Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë në fillim të gushtit, hapi dy zyra të reja. Qytetarët e Çashkës dhe të Makedonska Kamenicës, më nuk do të duhet të shkojnë në qytetet më të mëdhaja fqinje për të rregulluar ose të zbatojnë të drejtat e tyre në kadastrën e patundshmërive. Kjo do të thotë se përveç opsionit përmes internetit, ata tani mund të marrin fletë pronësinë në këta zyra të AKP-së. Gjithashtu, këtu do të punohen edhe punë të tjera kadastrore do të kryhet regjistrimi i të drejtave të pronësisë dhe aktivitete të tjera të ngjashme në fushën e gjeodezisë, gjegjësisht nga kadastra e patundshmërisë.

Deri tani, qytetarët e Çashkës kanë udhëtuar nga 15 kilometra, për ti marrur këta shërbime në Departamentin për kadastër të patundshmërisë në Veles, ndërsa banorët e Makedonska Kamenicës udhëtonin deri në Dellçevë, larg 24 kilometra. Në këtë mënyrë Agjencioni për kadastër të patundshmërisë i Republikës së Maqedonisë, i afroi shërbimet për qytetarët që gravitojnë në këtë rrethinë, sepse një ndër prioritetet e Agjencisë së kadastrës së patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë është që të punojë dhe të funksionojë në interes të qytetarëve.