Drejtoria pronësore- juridike dhe gjeodezike e Republikës së Serbisë vizitoi Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë

Drejtoria pronësore- juridike dhe gjeodezike e Republikës së Serbisë vizitoi Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë

Drejtoresha e administratës pronësore juridike dhe gjeodezike e Republikës së Sërbisë, Bosillka Predragoviq, bashkë me ekipin, ishte në vizitë pune disa ditë në Agjencionin për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë.

Në Agjencionin e kadastrës së patundshmërisë, drejtori Boris Tunxhev, këshilltarët shtetërorë, udhëheqësit prezentuan të gjithë punën e Agjencionit si dhe gjitha aktivitetet ndaj AKP-së që ka, si për shembull Infrastrukturën kombëtare për të dhënat gjeohapsinore etj. Mysafirët e vizituan edhe Qendrën për kadastër të patundshmërisë – Shkup, ku ishin të njohtuar me shembuj konkret për punën aktuale.

Interes të veçantë delegacioni nga Republika Sërbe kishte për punën e Agjencionit në lidhje me gjeodezinë dhe rregulloren juridike si dhe vendimet që ju ofrohen në atë segment, funksionimin e tyre, si dhe qasja elektronike e shërbimeve që i ofron sistemi në mënyrë elektronike. Mysafiret paten mundësinë të shohin përvojën në lidhje me rregulloren juridiko ligjore dhe kadastër, edhe pse kjo përvojë pozitive në Maqedoni, për ata është përfitim i paçmuar, deri sa të barazohet ose të rregullohet në vendimet ekzistuese të Republikës së Sërbisë. Por, sistemi E-kat dhe sistemi i përgjithëshëm elektronik, funksionimi në AKP-në, si dhe lidhëshmëria me përvojën e gjeodetëve privat dhe noterëve janë ato që duhet kushtuar vëmendje, sepse sipas mendimit të delegacionit, ajo në Maqedoni funksionon në mënyrë të përkryer.

Për delegacionin nga Republika Sërbe interes i madh ishte qëndrimi në kompanitë gjeodezike dhe zyrat e noterëve në Strugë. Përveç kësaj në Ohër dhe Strugë ata ishin të interesuar rreth asaj se si ata ishin të lidhura brenda Maqedonisë me Agjencionin, gjegjësisht si dhe a funksionon ajo ndërlidhje, atëherë çfarë mund të bëjnë së bashku, dhe cilat punë mund ti kryejë kompania private gjeodezike ose cilat noteri. Së shpejti do të nënshkruhet një memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve, Agjencionit për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorisë republikane pronësore – juridike dhe gjeodezike të Republikës Sërbe.