Vizitë punë në kadastrin Suedez „Lantmäteriet“

Vizitë punë në kadastrin Suedez „Lantmäteriet“

Më 19 dhe 20 qershor, drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë .m-r Boris Tunxhev, dhe një pjesë të ekipit të këshilltarëve profesional nga institucioni, bënë një vizitë pune në kadastrin Suedez, „Lantmäteriet“. Në takimin me drejtoreshën e kadastrit Suzane Sivborg kishin biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm mes të dy institucioneve, të cilat edhe deri më tani kishin bashkëpunim të shkëlqyer. Ajo që në periudhën e ardhshme do të jetë prioritet është bashkëpunimi në fushën e regjistrit të adresave, gjeodezisë, hartografisë si dhe të IKDHH (infrastrukturës kombëtare për të dhënat hapsinore).

Të dyja palët treguan kënaqshmërinë e bashkëpunimit të aktiviteteve të deritanishme dhe shpresë se në fushat e përmendura për të cilat është planifikuar të vendoset theks i veçantë që do ta rrisin bashkëpunimin në një nivel edhe më të lartë. Aktivitetet e dakorduara në periudhën në vijim, gjthashtu do jenë të finansuara dhe të përkrahura nga SIDA (Agjencioni suedez për bashkëpunim ndërkombëtar).