Sesioni i parë i rregullt i Këshillit Kombëtar të Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore

Sesioni i parë i rregullt i Këshillit Kombëtar të Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore

Kurora e aktiviteteve të lidhura me IKDHH-në (infrastrikturën kombëtare të të dhënave hapsinore) nga ditët e mëparshme, u mbajt më 14 qershor viti 2018 në hapsirat e Agjencisë për kadastër të patundshmërisë, sesioni i parë i rregullt i Këshillit Kombëtar të Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore. Ky Këshill u formua me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2018.

Në seancë, Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë e informoi Këshillin për statusin e aktiviteteve të ndërlidhura me IKDHH-në dhe para prezantuesve nga konsulentët e projektit IMPULS u prezantuan përvojat nga Suedia dhe Kroacia në këtë fushë.

Gjithashtu është marrë parasysh edhe programi vjetor i IKDHH -së (Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Hapësinore) për vitin 2018. Këshilli dha mendim pozitiv për programin.