Punëtori në kuadër të projektit IMPULS

Punëtori në kuadër të projektit IMPULS

Më 12 dhe 13 qershor, Agjencia për kadastër të patundshmërive mbajti një seminar me temën”Forcimi i vetëdijes publike për infrastrukturën e të dhënave hapësinore kombëtare dhe përgatitjen e meta të dhënave”. Seminari është pjesë e projektit IMPULS dhe në ditën e parë morën pjesë përfaqësues nga AKP që punojnë në IKDHH (Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Hapësinore). Ata paraqitën situatën aktuale në lidhje me statusin e aktiviteteve të IKDHH-së, harmonizimin e të dhënave, shërbimet ueb të internetit dhe të ngjashme.

Ditën e dytë ishin të gjitha subjektet e IKDHH-së në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht ministritë kompetente dhe institucionet që janë pjesë e infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore.

Në të dyja punëtoritë morën pjesë edhe përfaqësuesit e kadastrës suedeze dhe kadastrës kroate. Ata i prezentuan përfitimet e IKDHH -së, ku vijoi edhe diskutimi në tryezë të rrumbullakët mbi metadatat ku u vunë në dukje momentet e krijimit të tyre, detyrat dhe problemet si dhe mbështetja e nevojshme.