Konferenca rajonale për të dhënat hapsinore kadastrore dhe infrastrukturore

Konferenca rajonale për të dhënat hapsinore kadastrore dhe infrastrukturore

Konferenca e njëmbëdhjetë rajonale këtë vit u mbajt në Budvë të Malit të Zi për të dhënat hapsinore kadastrore dhe infrastrukturore nga 29 maj deri më 31 maj.

Çdo agjenci kombëtare për kadastër dhe hartografi prezentuan projektet e realizuara në periudhën mes dy konferencave ,si dhe projektet e planifikuara në të ardhmen, të cilat kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perendimor (Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Sërbisë, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë). Përfaqësuesit nga Agjencioni për kadastër të patundshmërisë së Republikës së Maqedonisë,gjithashtu i prezentuan projektet aktuale, në rrjedhë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të institucionit.

Në kuadër të kësaj konference u mbajt një takim i koordinatorëve kombëtar dhe Këshillit drejtues të projektit IMPULS. U diskutua për draft tekstin e memorandumit për bashkëpunim mes institucioneve në rajon. Anëtarët e Bordit drejtues pranuan verzionin e memorandumit për bashkëpunim .Firmosja e memorandumit është planifikuar për në shtator të vitit 2018.

Në pjesën e punës të konferencës,Agjencia Suedeze për hartografi ,kadastër dhe regjistrim të tokës –Lantmateriet;Agjencia norvegjeze për harografi –Kartverket;Agjencia për kadastër e Holandës,regjistrimi i tokës dhe hartografi,Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar JICA,si dhe përfaqësues të Eurografiks dhe UNGGIM prezentuan prioritet në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe finansimin e projekteve rajonale dhe ndërkombëtare .Ishin koordinuar që konferenca e rradhës për të dhënat hapsinore kadastrore dhe infrastrukturore të mbahet në fillim të qershorit viti 2019 në Bosnjë dhe Hercegovinë,në organizim të Këshillit Federal për gjeodezi dhe çështje pronësore–juridike.

Konkluzionet e konferencës për të dhënat hapsinore kadastrore dhe infrastrukturore në gjuhën angleze, mund që t’i gjeni në Linkun në vijim.