Simpoziumi i EUREF- it 2018

Simpoziumi i EUREF- it 2018

EUREF- simpoziumin e saj të rregullt vjetor e mbajti në Amsterdam – Holandë, më 30 maj deri më 1 qershor të vitti 2018. Zakonisht , në këtë ngjarje marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve nga vendet europiane, si dhe nga Republika e Maqedonisë.

Në këtë forum u diskutua për arritjet e fundit në fushën e sistemeve referente gjeodezike dhe miratimi i rezolutave të nevojshme.

Viteve të fundit simpoziumi paraprihet nga një periudhë përgatitore, të cilat përfaqësojnë temat aktuale dhe zhvillimet në fushën e gjeodezisë dhe gjeodinamikës. Këtë vit, tema ishte “inSar përpunimi i të dhënave”. U shqyrtuan parimet e radarit të interferometrisë (inSar) së bashku me vlerësimin dhe kontrollin e cilësisë, karakteristikave të produktit të kësaj pajisje dhe pozitën e tyre në sistemet referente gjeodezike.

Simpoziumi përbëhej nga disa sesione që mbulonin tema të tilla si: sistemet horizontale dhe vertikale të referencës (ETRS89 dhe EVRS), rrjeti i përhershëm ,permanent dhe lartësia evropiane (EPN dhe UELN) dhe trashësia e tyre, si dhe tema të lidhura me teknikat matëse si dhe mundësinë për përdorimin e sistemit evropian Galileo GNSS.