Kongresi i XXVI i federatës ndërkombëtare të gjeodetëve

Kongresi i XXVI i federatës ndërkombëtare të gjeodetëve

Kongresi i XXVI i federatës ndërkombëtare të gjeodetëve – FIG u mbajt në Stamboll, Turqi, në periudhën prej  6 deri më 11 maj. Përfaqësuesit e Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë dhe të Odës Gjeodezike të Republikës së Maqedonisë morën pjesë në këtë ngjarje të madhe dhe e domethënie  të rëndësishme  për bashkësinë gjeodezike profesionale.

Kongresi këtë vit, përveç kuvendit të përgjithshëm të FIG, i cili u mbaj në në dy pjesë ,kishte katër seanca plenare, njëmbëdhjetë sesione teknike të ndara në 8 grupe dhe një mbledhje të komisioneve të punës. Në suaza të  Kongresit u organizua një ekspozitë e kompanive private profesionale dhe disa institucione publike.

Në Kongresin e  federatës ndërkombëtare të gjeodetëve u  diskutua edhe  tema dhe çështje të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare gjeodezike dhe një fokus të veçantë u vendos në motivimin e gjeodetëve nga e gjithë bota për të përmirësuar aftësitë për “Transformimin gjeohapsinorë në botë”, për të cilin u prezantuan praktikat më të mira nga organizata të ndryshme.

Agjencia për kadastër të patundshmërive në Kongres u prezantua me prezantimin me titull “Aktivitetet gjeodezike,hartografike dhe kadastrore në Republikën e Maqedonisë”. Përveç kësaj, u mbajtën disa takime plotësuese, me kryetarin e FIG-ut, Komanda e përgjithshme e hartave të Republikës së Turqisë, Kadastra Turke, Oda  e kompanive të  gjeodetëve nga Turqia, si dhe përfaqësues nga kadastra holandeze, suedeze dhe norvegjeze.

Në kongres, me shumicën e votave ,për kryetar të ri të FIG-ut ,për periudhën 2019-2022 ishte zgjedhur, profesor d-r Rudol Shtajger nga Gjermania. Gjithashtu u vendos që Kongresi I rradhës të FIG-ut të mbahet në në vitin 2022  në Kejp Taun, në Afrikën Jugore.