Prezantim i mbajtur për Regjistrin e adresave në Republikën e Maqedonisë

Prezantim i mbajtur për Regjistrin e adresave në Republikën e Maqedonisë

Sot më (8 maj të vitit 2018), Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë, në Hotel Kontinentall në Shkup, mbajti një prezantim dhe punëtori për themelimin e regjistrit të adresave në vend. Në takim, përveç kryetarit të Qytetit të Shkupit, i cili ishte edhe në cilësinë e tij si Kryetar  i shoqatës së njësisë të pushtetit lokal KSHNJPL, gjithashtu morën pjesë një numër i kryetarëve nga qytetet e Republikës së Maqrdonisë, ose përfaqësuesit e tyre, si dhe shumë gjeodetë.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, në planin e saj strategjik për vitin 2017-2019, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ka themeluar një projekt prioritar Regjistrin e adresave në Republikën e Maqedonisë .

Mungesa e një regjistri të vetëm adresash  të centralizuara, me të dhëna të sakta dhe të azhurnuara, e bën të vështirë punën për institucionet, bashkëpunimin  dhe shkëmbimin e të dhëna. Regjistri i adresave do të përmbajë të dhëna unike hapësinore dhe përshkruese për rrugët dhe numrat e shtëpive dhe do të përdoren për qëllime të ndryshme statistikore. Për shembull, gjatë regjistrimit, komunat do ta përdorin atë për planifikim, dhe përmes sistemit të centralizuar të Regjistrit të adresave, do të jetë e mundur të krijohen aplikacione të ndryshme navigacioni.

Në Maqedoni, me vendosjen e  Regjistrit të adresave, komunat do të luajnë një rol kyç, kryesisht në krahasimin e të dhënave në terren,  me të dhënat e tyre evidentuese.

Në punëtorinë e sotme, prezantimin e tij e bëri Tomazh Petek nga  Enti  gjeodezik i Republikës së Sllovenisë , i cili përcolli përvojën e themelimit dhe mirëmbajtjes së Regjistrit të adresave në Republikën e Sllovenisë.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të dëgjonin përvojat ndërkombëtare,  gjithashtu të njohtohen komunat dhe Qyteti i Shkupit me planet e planifikuara,  aktivitetet e ndërmarra deri më tani, si dhe rolin që duhet ta kenë komunat dhe Qyteti i Shkupit ,në krijimin e këtij Regjistri të adresave.