Kumtesa për mbajtjen e trajnimit të përcaktuar për gjeodetët e autorizuar

Kumtesa për mbajtjen e trajnimit të përcaktuar për gjeodetët e autorizuar

Të nderuar ,

Agjencia për kadastër të patndshmërisë e Republikës së Maqedonisë organizon trajnimin e dytë për vitin 2018,  i dedikuar për pronarë të vetëm – gjeodetë të autorizuar, në temën e mëposhtme:

„VEPRIMTARIA GJEODEZIKE NË REPUBLIKËN E SLLOVENISË

 Nën temat:

  • Korniza ligjore dhe vendosja e organizimit –
  • Projektet aktuale në Drejtorinë Gjeodezike të Republikës së Sllovenisë lidhur me modernizimin e procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Republikën e Sllovenisë
  • Kompetencat e reja të Drejtorisë Gjeodezike të Republikës së Sllovenisë dhe rolin e sektorit privat
  • Vendosja e Odës së gjeodetëve të autorizuar, të drejtat dhe përgjegjësitë, bashkëpunimi me Drejtorinë Gjeodezike të Republikës së Sllovenisë, edukimi etj,

Trajnimi do të mbahet me 10.05.2018 (e enjte) në amfiteatrin e fakultetit të ndërtimtarisë, Universiteti „Shën Qirili dhe Metodij“ – Shkup, me fillim prej orës 13.

Prezentues: z.Tomazh Petek, Enti gjeodezik i Republikës së  Sllovenisë
Portofolin e prezantuesit mund ta gjeni në linkun në vijim.

Kumtesa e tërësishme është në qasje në linkun vijues.