Punëtoria e mbajtur “Trajnim për trajnuesit dhe menaxhimi i web shërbimeve”

Punëtoria e mbajtur “Trajnim për trajnuesit dhe menaxhimi i web shërbimeve”

Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 23 prill deri më 25 prill të vitit  2018, u mbajt trajnimi  nga përfaqësues të kadastrës holandeze, ekspertë  të  IKDHH. Trajnimi u organizua në kuadrin e projektit  SPATIAL (Strengthened Professional Access To Information About Land in the Western Balkan Region), i financuar nga Ministria holandeze e punëve të jashtme në kuadër të programit të MATRA-s.

Trajnimi u organizua për përfaqësuesit e departamenteve përkatëse në kuadër të Agjencisë për kadastër  të patundshmërisë  sektorin  e IT –së  dhe sektorin e geomatikës, por edhe për përfaqësuesit e anëtarëve të këshillit të Infrastrukturës Kombëtare për të Dhënat Hapësinore (IKDHH): Ministria e brendshme, Ministria e kulturës, Enti shtetëror i statistikës, Qendra për menaxhimin e krizave, Qyteti i Shkupit, si dhe përfaqësues nga kompania GDI-Shkup. Të ftuarit nga Enti  gjeodezik i Republikës së Serbisë morën pjesë në seminar dhe prezantuan përvojën e tyre në fushën  e infrastrukturës kombëtare dhe të dhënave hapësinore.

Përveç trajnimit për trajnuesit,në të cilën pjesëmarrësit mësuan edhe për të trajnuar në fushën e IKDHH  “të dhënat për qasje publike në bazën e të dhënave dhe menaxhimin e tyre “, pjësëmarrësit që ishin  përfituan  njohuri për përdorimin e softwereve të ndryshm  të programeve dhe platformave si (Qgis, Gjeo , Geoserver, serveri Apache, Tomcat, Hale, INSPIRE validator dhe Enterprise architect) për krijimin dhe publikimin e shërbimeve të meta të dhënave  .