Drejtorët e Agjencive të kadastrit nga rajoni i Ballkanit në takimin e punës në Oslo

Drejtorët e Agjencive të kadastrit nga rajoni i Ballkanit në takimin e punës në Oslo

Përfaqësues nga Agjencia Norvegjeze për Gjeodezi dhe Hartografi (Statens kartverk) si dhe përfaqësues nga agjencitë kombëtare për Gjeodezi, Kadastër dhe Hartografi të rajonit zhvilluan një takim më 17-18 prill 2018 në Oslo –të Norvegjisë.

Takimi ishte pjesë e Projektit që ka të bëjë për përmisimin e qasjes së informacionit azhur informacione gjeografike dhe regjistrat themelorë në Ballkanin Perëndimor, për të cilat Agjencia Norvegjeze për gjeodezi dhe hartografi kënë nënshkruar një marrëveshje financimi nga qeveria norvegjeze. Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje është nga tetori I vitit 2017 deri në tetor të vitit 2020.

Qëllimi i takimit të punës ishte njoftimi i mundësive për përcaktimin e një gjeoidi rajonal për territorin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e secilit vend prezantuan statusin e aktiviteteve të punëve themelore gjeodezike si dhe të zhvillimin e projekteve të ardhshme në fushën e punëve themelore gjeodezike lidhur me infrastrukturën e referencës gjeodezike, me theks të veçantë në sistemet malore (lartësisë ) dhe përcaktimin kombëtar gjeoid. Duke u bazuar në të dhënat, do të përcaktohen nevojat, të cilat do të jenë bazë për përcaktimin e një projekti rajonal në të ardhmen.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Agjencisë për katastër të patundshmërisë zhvilluan një takim të veçantë me znj .Elena Bush, menaxher i projektit “Krijimi i modelit dixhital në terren në Republikën e Maqedonisë dhe ndërtimi i kapaciteteve në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë për shpërndarjen e të dhënave dixhitale në terren “. Në takim u diskutuan aktivitetet e planifikuara të projektit si dhe plani dhe dinamika për realizimin e tyre.